Volejbollistet e Prishtina 75 rikthehet te fitoret në një ndeshje me shumë rivalitet në Gjakovë.
Prishtina fitoi me rezultat 1:3 ndaj Vëllaznimit.
Pas dy seteve të para të fituara me lojë më të qartë, prishtinaset u përballën me reagimin e Vëllaznimit në setin e tretë, por nuk lejuan surprizën, duke mbyllur takimin në setin e katërt.
Kjo fitore i jep Prishtinës 75 një shtysë të rëndësishme në mesin e tabelës, ndërsa Vëllaznimi, pavarësisht luftës dhe setit të fituar, mbetet sërish pa pikë të plota dhe në kërkim të daljes nga zona e fundit.