Fushë Kosova deklason Gjinocin, kthehet në top 4-sh 

Volejboll

Fushë Kosova deklason Gjinocin, kthehet në top 4-sh 

Më: 16 nëntor 2025 Në ora: 22:08
Fushë Kosova

Fushë Kosova shënon fitore me rezultat 3:0 (25:17, 25:12, 25:21 ndaj Gjinocit, duke dominuar në dy setet e para dhe duke menaxhuar me qetësi të tretin. 

Me këtë sukses, skuadra nga Fushë Kosova rikthehet në Top 4-sh , duke konfirmuar formën e mirë këtë edicion.

Në anën tjetër, Gjinoci mbetet në pjesën e poshtme të tabelës të elitës së volejbollit femëror, ende në kërkim të pikëve që do ta largonin nga zona e rrezikut.

Fushë Kosova renditet në vend të katërt me 19 pikë e Gjinoci në të shtatin me 3 sosh.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat