Luboteni i jep leksion Prishtinës

Volejboll

Luboteni i jep leksion Prishtinës

Më: 16 nëntor 2025 Në ora: 22:16
Luboteni

Luboteni i Ferizajt ka shënuar fitore në shtëpi me rezultat 3:0 (25:19, 25:15, 25:15) ndaj Prishtinës, duke dominuar në të gjitha elementet e lojës dhe duke e mbyllur sfidën me rezultat maksimal.

Me këtë triumf, skuadra nga Ferizaj regjistron fitoren e pestë në këtë sezon, duke forcuar pozitat e saj në renditje. 

Prishtina, nga ana tjetër, nuk arriti të paraqesë rezistencë të mjaftueshme përballë lojës së organizuar dhe ritmit të lartë të Lubotenit.

Ekipi i Luboteni ngritet në vend të pestë me 15 pikë e Prishtinë është në të shtatin me 3 sosh pas javës së 11-të në elitën e volejbollit të Kosovës.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat