Ballafaqimi mes kampionit të Kosovës, Ferizajt dhe Partizanit të Tiranës, do të luhet nesër në orët e mbrëmjes (20.00) në palestrën e sportit “Bill Clinton”.
Ndeshja e parë e gjysmëfinales së Kupës së Pavarësisë luhet në orën 17.00 mes Pejës dhe Shkëndijes së Tetovës.
“Ferizaj dhe Partizani përballen në Kupën e Pavarësisë në palestrën ‘Bill Clinton’, në një ndeshje që premton emocion dhe spektakël.
Ndeshja zhvillohet më 28 Nëntor, në ora 20:00.
Ju mirëpresim të gjithëve në Ferizaj për të ndjekur ndeshjen mes dy kampionëve”, thuhet nga KV Ferizaj.