Vllaznia e Shkodrës fiton ndaj Skënderbeut të Lipjanit

Volejboll

Vllaznia e Shkodrës fiton ndaj Skënderbeut të Lipjanit

Më: 6 dhjetor 2025 Në ora: 19:24
Skënderbeu

Vllaznia e Shkodrës ka nisur me fitore edicionin e ri të Ligës “Gjergj Kastrioti” në volejboll, duke triumfuar 1:3 (25:7, 20:25, 25:19, 24:26) ndaj Skënderbeut të Lipjanit, në një ndeshje plot rivalitet të zhvilluar në Pallatin e Sporteve “Bill Clinton” në Ferizaj.

Seti i parë u vendos në fund, me shkodranët që u treguan më të saktë në pikët vendimtare. 

Vllaznia vazhdoi me të njëjtin ritëm edhe në setin e dytë, duke dyfishuar epërsinë. 

Skënderbeu reagoi fuqishëm në setin e tretë për të ngushtuar rezultatin, por seti i katërt solli sërish një epilog dramatik, ku Vllaznia menaxhoi më mirë presionin dhe e mbylli 26–24.

Shkodranët marrin fitoren e parë dhe tri pikët e plota në Grupin A.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat