Ferizaj ka vazhduar formën e mirë në Grupin A, duke regjistruar fitoren e dytë 3:0 (25:23, 25:20, 25:21) pas një ndeshjeje solide ndaj Skënderbeut nga Kraishta, në ndeshjen e Ligës Gjergj Kastrioti në volejboll.
Seti i parë ishte më i ngushti, me Skënderbeun që rivalizoi deri në fund, por Ferizaj u tregua më i qartë në pikët vendimtare, duke e mbyllur 25-23.
Në setin e dytë dhe të tretë, ferizajasit morën kontrollin e lojës, duke zhvilluar seri të mira pikësh dhe duke fituar 25-20 e 25-21, për të siguruar kështu një fitore të pastër 3-0.
Me këtë sukses, Ferizaj ngjitet në vendin e dytë të grupit me 6 pikë, vetëm një më pak se lideri Partizani.
Ndërkohë, Skënderbeu mbetet ende në kërkim të pikëve të para në këtë edicion.