Në kuadër të procesit të përzgjedhjes për ekipet kombëtare të Kosovës në volejboll, përzgjedhësi Darko Prebiraçeviç, në bashkëpunim me stafin e trajnerëve, ka finalizuar listën e Kombëtares U18 – Meshkujt.
“Ekipi kombëtar do të nisë kampin përgatitor nga dita e nesërme, më 21 dhjetor, në qytetin e Skenderajt, me qëllim përgatitjen sa më të mirë për angazhimet e radhës.
Federata falënderon për bashkëpunimin dhe angazhimin e vazhdueshëm të të gjithëve në funksion të zhvillimit dhe fuqizimit të ekipeve kombëtare”, njofton FVK.
Synimi është që të përgatiten sa më mirë.