Klubi i volejbollit Vllaznia e Shkodrës ka shënuar një fitore të rëndësishme në kuadër të xhiros së katërt, duke mposhtur Skënderbeun e Kraishtës me rezultat 3:1 (25:27, 25:22, 25:23, 25:17 pas një ndeshjeje me ritëm të lartë dhe rivalitet të theksuar.
Skënderbeu e nisi më mirë takimin dhe fitoi setin e parë pas një beteje të fortë, por reagimi i Vllaznisë ishte i menjëhershëm.
Shkodranët morën kontrollin e lojës në setet në vijim, duke treguar më shumë stabilitet dhe efikasitet në momentet vendimtare.
Kjo është fitorja e tretë sezonale për Vllazninë, që përforcon pozitat në Grupin A në Ligën Gjergj Kastrioti, ndërsa Skënderbeu vazhdon të mbetet në kërkim të pikëve të para në këtë edicion.