Djemtë e Skënderbeut nuk gabojnë ndaj Dritës

Volejboll

Djemtë e Skënderbeut nuk gabojnë ndaj Dritës

Më: 24 janar 2026 Në ora: 22:16
Klubi i volejbollit Skënderbeu nga Korça

Klubi i volejbollit Skënderbeu nga Korça e ka regjistruar edhe fitoren e katërt 0:3 (23-25, 30-32, 18-25) në grupin B të Ligës Gjergj Kastrioti, pasi triumfoi ndaj Dritës.

Nga ana tjetër Drita nuk e ka gjetur fitoren akoma në këtë edicion.

Seti i dytë ishte më rivalizuesi, me skuadrat që e kapërcyen dukshëm kufirin normal të 25 pikëve, duke e mbyllur 30-32.

Në setin e parë dhe të tretë, korçarët e administruan më lehtë ndeshjen.
 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat