Klubi i volejbollit Partizani nga Tirana ka regjistruar edhe një fitore tjetër në Grupin A te Ligës Gjergj Kastrioti, duke mposhtur Skënderbeun nga Kraishta me rezultat 3:1 (13-25, 20-25, 25-22, 12-25) dhe duke vazhduar marshimin e sigurt në krye të tabelës.
Skuadra nga Tirana dominoi qartë dy setet e para, duke mos i lënë hapësirë kundërshtarit.
Skënderbeu reagoi në setin e tretë dhe arriti ta ngushtojë rezultatin, por Partizani u rikthye fuqishëm në setin e katërt, të cilin e fitoi bindshëm për ta mbyllur ndeshjen pa dilema.
Me këtë sukses, Partizani konfirmon formën e mirë dhe mbetet një nga favoritët kryesorë në Grupin A.