Ferizaj mban ritmin në garën për kreun

Volejboll

Ferizaj mban ritmin në garën për kreun

Më: 15 shkurt 2026 Në ora: 22:22
Ferizaj

Ferizaj ka regjistruar një tjetër fitore të rëndësishme, duke mposhtur Lubotenin 3:1 (25-14, 21-25, 25-20, 25-22) dhe duke vazhduar presionin ndaj liderit Peja në kuadër të elitës së volejbollit të Kosovës.

Në derbin lokal, djemtë e KV Ferizaj dominuan në setin e parë, ndërsa Luboteni reagoi në të dytin për të barazuar rezultatin. 

Megjithatë, Ferizaj u rikthye me lojë më të organizuar dhe efikase në dy setet pasuese, duke mbyllur ndeshjen në favor të tyre.

Me këtë triumf, Ferizaj mbetet vetëm dy pikë prapa liderit, duke e mbajtur të hapur garën për pozitën e parë. 

Në anën tjetër, humbja e largon Lubotenin nga zona e top-4, sidomos pas fitores së Skënderbeut në këtë xhiro.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat