Fer Volley në finale të Ligës “Gjergj Kastrioti”

Volejboll

Fer Volley në finale të Ligës “Gjergj Kastrioti”

Më: 28 shkurt 2026 Në ora: 20:37
Fer Volley

Klubi i volejbollit Fer Volley nga Ferizaj ka siguruar finalen e Ligës “Gjergj Kastrioti” pas një përballjeje dramatike ndaj Tiranës, e cila u vendos në setin e pestë me rezultat 3:2 (16-25, 25-11, 30-28, 21-25, 15-10)..

Tirana e nisi më mirë ndeshjen me fitore 25-16 në setin e parë, por Fer Volley reagoi fuqishëm në të dytin (25-11). 

Seti i tretë ishte spektakolar dhe i luftuar deri në fund, me ferizajaset që e mbyllën 30-28. 

Tirana barazoi gjithçka me 25-21 në setin e katërt, duke e çuar takimin në tie-break, por në setin vendimtar Fer Volley u tregua më i fortë dhe fitoi 15-10.

Në finalen e madhe, Fer Volley do të përballet me fituesin e gjysmëfinales së dytë mes Pogradecit dhe Ferizajt, në një duel që premton rivalitet të fortë për trofeun e Ligës “Gjergj Kastrioti.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat