Klubi i volejbollit Skenderaj ka regjistruar një fitore të rëndësishme në transfertë ndaj Gjinocit me rezultat 2:3 (25-14, 23-25, 25-22, 13-25, 12-15), pas një ndeshjeje të luftuar që u vendos në setin e pestë.
Vendaset e nisën furishëm takimin, duke fituar bindshëm setin e parë 25-14. Skenderaj reagoi në të dytin (25-23), ndërsa Gjinoci riktheu epërsinë pas setit të tretë (25-22).
Megjithatë, mysafiret barazuan gjithçka me dominim në setin e katërt (25-13), për ta çuar ndeshjen në tie-break.
Në setin vendimtar, Skenderaj u tregua më i qetë dhe më i saktë në pikët finale, duke e mbyllur 15-12 dhe duke marrë dy pikë të vlefshme në garën e Superligës së Kosovës.