Prishtina F ka shënuar fitore me rezultat 3:1 (25:18, 25:23, 23:25, 25:22), në kryendeshjen e javës në Ligën e Parë të Kosovës në volejboll, grupi i Perëndimit.
Vashat e Prishtinës treguan lojë më të mirë se Malisheva, ku ndalën tre pikë të mëdha.
Theranda kryeson tabelën me 38 pikë, pasojnë Malisheva e Prishtina F, secila nga 33 pikë.
Grupi i Perëndimit përbëhet nga 9 klube.
Tabela
1. Theranda 13 13 0 39:2 38
2. Malisheva 13 11 2 36:9 33
3. Prishtina F 14 11 3 33:13 33
4. Gjinoci 94 13 8 5 27:15 25
5. Jump Volley 14 6 8 21:26 18
6. SHV Prishtina 14 5 9 17:30 14
7. Fushë Kosova Volley 13 4 9 13:28 12
8. Prishtina e Re 13 2 11 8:33 7
9. Gryka 13 0 13 1:39 0