Në duelin e drejtpërdrejtë për mbijetesë në elitë, klubi i volejbollit Gjinoci (femrat) ka shënuar fitore shumë të rëndësishme ndaj Vëllaznimit me rezultat 0:3 (30-32, 20-25, 21-25).
Seti i parë ishte tejet dramatik dhe u mbyll 32-30 në favor të mysafireve, që më pas vazhduan me lojë më të sigurt duke fituar edhe dy setet e radhës 25-20 dhe 25-21.
Me këtë fitore, Gjinoci siguron play-outin, si një mundësi shtesë për të ruajtur statusin e skuadrës elitare.
Në anën tjetër, Vëllaznimi bie në Superligën B, pas vetëm një viti rikthimi në elitën e volejbollit të femrave.