Klubi i volejbollit Skenderaj e nis me fitore bindëse fazën e play-off-it, duke mposhtur Fushë Kosovën me rezultat 3:0 (25:22), 25:23, 25:15) në çerekfinalen e parë.
Skuadra vendase tregoi paraqitje të qëndrueshme gjatë gjithë takimit, duke kontrolluar lojën dhe duke hedhur hapin e parë drejt kualifikimit në gjysmëfinale.
Ndeshja e dytë e serisë do të përcaktojë nëse Skenderaj do të sigurojë menjëherë kalimin tutje, apo nëse Fushë Kosova do të reagojë për ta barazuar serinë.
Skuadra që shënon dy fitore në çerekfinale, siguron kualifikimin në gjysmëfinale të play-offit.