Ndahet nga jeta mjeshtri i madh i sportit shqiptar

Volejboll

Ndahet nga jeta mjeshtri i madh i sportit shqiptar

Më: 3 maj 2026 Në ora: 22:47
Thoma Spaho

Ndahet nga jeta Mjeshtri i Madh i volejbollit, Thoma Spaho (Muqi).

“Profesor Muqi ishte një personalitet i rrallë i sportit shqiptar.

Breza të tërë volejbollistësh janë formuar nga dora e tij, duke trashëguar jo vetëm aftësitë sportive, por edhe dashurinë për lojën dhe disiplinën.

Ai ishte simbol i volejbollit të bukur dhe i përkushtimit të palodhur.

Sportdashësit korçarë do ta kujtojnë gjithmonë me respekt dhe mirënjohje për pasionin, rezultatet dhe kontributin e jashtëzakonshëm si trajner i Skënderbeut dhe i ekipit kombëtar.

Federata Shqiptare e Volejbollit shpreh ngushëllime për familjarët e Profesor Thoma Spaho.

Do të mbetesh i paharruar për familjen e madhe te volejbollit.

Të qoftë dheu i lehtë Profesor”, thuhet nga FShV.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat