Kombëtarja e Kosovës sfidohet nga Shqipëria

Volejboll

Kombëtarja e Kosovës sfidohet nga Shqipëria

Më: 30 maj 2026 Në ora: 20:07
Foto ilustrim

Kombëtarja e Kosovës në volejboll vazhdon serinë e ndeshjeve miqësore me një tjetër duel të rëndësishëm ndaj Shqipërisë.

Ndeshja luhet nesër (17:00) në palestrën sportive “Farkë” në Tiranë.

“Këto ndeshje po shërbejnë si një mundësi e shkëlqyer për stafin teknik që të testojë formacionet dhe për lojtarët të fitojnë ritëm e përvojë ndërkombëtare në prag të sfidave zyrtare që e presin Kosovën.

Dardanët e rrjetës zbresin sërish në parket me synimin për të treguar karakter, disiplinë dhe cilësi përballë një kundërshtari të njohur”, ka bërë të ditur FVK.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat