Volejbollistet e reja shqiptare po përgatiten për Kampionatin Ballkanik U-18.
Synimi i njomakwve është që të janë në formën më të mirë para sfidave të mëdha.
“Prej disa ditësh, ekipi kombëtar U18 për femra po zhvillon fazën përgatitore në Pogradec, nën drejtimin e stafit teknik i cili përbëhet nga: Dorjan Tafa, Julian Shishi e Nensi Shahu.
Kjo skuadër do të përfaqësojë Shqipërinë në Kampionatin Ballkanik U18 për femra, i cili do të zhvillohet në Tiranë më 21–23 qershor 2026”, ka bërë të ditur Federata Shqiptare e Volejbollit.