Ferizaj ndeshet me klubin nga Republika e Çekisë në Kupat Evropiane  

Volejboll

Ferizaj ndeshet me klubin nga Republika e Çekisë në Kupat Evropiane  

Më: 15 korrik 2026 Në ora: 14:18
Ferizaj

Është hedhur shorti për edicionin 2027 të CEV Volleyball Challenge Cup, ku kampioni i Kosovës në konkurrencën e meshkujve, KV Ferizaj, ka mësuar kundërshtarin e tij në fazën e 1/32 së finales.

:Ekipi ferizajas do të përballet me Volejbal Brno nga Republika e Çekisë, në një sfidë që premton duele interesante në arenën evropiane.

Ndeshja e parë do të zhvillohet në Çeki, ku KV Ferizaj do të jetë mysafir, në periudhën 10–12 nëntor 2026, ndërsa takimi i kthimit do të luhet në Kosovë, ku KV Ferizaj do të jetë vendas, në datat 17–19 nëntor 2026.

Federata e Volejbollit e Kosovës i uron KV Ferizajt shumë suksese dhe paraqitje sa më dinjitoze në këtë aventurë evropiane, duke besuar se do ta përfaqësojë me krenari volejbollin kosovar në skenën ndërkombëtare”, ka njoftuar FVK.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat