Tiara Reka, talentja e madhe vazhdon me Ferizajn 

Volejboll

Tiara Reka, talentja e madhe vazhdon me Ferizajn 

Nga: K.Goca Më: 19 korrik 2026 Në ora: 16:46
Tiara Reka

Tiara Reka, vlerësohet prej talenteve më të mëdha të volejbollit të Kosovës. 

Volejbollistja e talentuar po shkon hapave të nënës së saj, Emines, e cila dikur ka qenë prej volejbollisteve më të mira në vendin tonë.

Ferizaj ka synime të mëdha në edicionin e ri të elitës së volejbollit tonë, por në anën tjetër përkushtohet në zhvillimin e talenteve të reja njëherësh t’ju japin sa më shumë hapësirë në sportin e rrjetës.

“Tiara Reka, një prej talenteve të dala nga Shkolla e Volejbollit e KVF Ferizajt, vazhdon rrugëtimin e saj me klubin tonë.

Pjesë e Kombëtares së Kosovës dhe lampione e Kosovës në kategorinë U-20,

Tiara përfaqëson të ardhmen dhe frytet e punës së klubit tonë në zhvillimin e talenteve të reja.

Kënaqësi të vazhdojmë së bashku!”, ka njoftuar KV Ferizaj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat