Kosova e nisi me humbje në Lojërat Mesdhetare

Volejboll

Kosova e nisi me humbje në Lojërat Mesdhetare

Më: 20 gusht 2026 Në ora: 13:18
Kosova

Kombëtarja e Kosovës në volejboll për meshkuj e ka nisur me humbje debutimin në Lojërat Mesdhetare Taranto 2026.

Në ndeshjen e parë të Grupit B, Dardanët u mposhtën nga Greqia me rezultat 0:3 (në sete 13:25, 13:25, 15:25)

“Pavarësisht rezultatit, kjo ndeshje shënon një moment historik për volejbollin kosovar, pasi përfaqësuesja e meshkujve debutoi për herë të parë në Lojërat Mesdhetare.

Dardanët tani fokusohen te sfida e radhës, ku më 22 gusht, në Taranto, përballen me Spanjën, në orën 18:00. (Taranto 2026⁠)”, thuhet nga FVK.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat