Suedia shumë e fortë për Malin e Zi në Kampionatin Evropian

Volejboll

Suedia shumë e fortë për Malin e Zi në Kampionatin Evropian

Nga: K.G. Më: 22 gusht 2026 Në ora: 00:51
Pamje nga ndeshja

Volejbollistet e Malit të Zi nuk i rezistuan Suedisë, duke pësuar humbje me rezultat 3:0 (25:13, 25:18, 25:23) nga Suedia në hapje të Kampionatit Evropian.

“Suedia nuk është një superfuqi e volejbollit.

Në garat e mëdha ka arritur vetëm një herë deri në çerekfinale, ndërsa së fundmi ka fituar edhe Ligën Evropiane.

Megjithatë, në këtë moment ajo është një prej kombëtareve nga të cilat Mali i Zi mund të mësojë”, ka shkruar media malazeze “Vijesti”.

Në sallën “Scandinavium“ në Goteborg, ishte atmosferë e mirë.

Sfida e radhës për Malin e Zi do të jetë shumë më e vështirë. Kombëtarja malazeze do të përballet me Italinë, një prej skuadrave më të forta të volejbollit evropian.

Ndeshja luhet sot në orën 15:00.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat