Klubi i volejbollit të femrave Prishtina 75 ka ndryshuar emrin për edicionin e ri.
Këtë e kanë konfirmuar drejtuesit e klubit.
Emri i ri i klubit do të jetë Kolegji AAB/Prishtina 75.
Pra, nga edicioni i ri, skuadra e femrave do të garojë në garat zyrtare me emrin Kolegji AAB/Prishtina 75.
“Pas 11 vitesh, Kolegji AAB dhe klubi volejbollistik Prishtina 75 rikthejnë bashkëpunimin e tyre.
Gjatë periudhës 2008–2015, nën ombrellën e AAB-së, klubi arriti rezultate të rëndësishme, duke fituar 3 tituj të Kampionit të Kosovës dhe 3 Kupa të Republikës së Kosovës.
Për sezonin 2026/2027, AAB do të jetë Sponsor Gjeneral i Klubit Volejbollistik Prishtina 75, ndërsa skuadra do të garojë me emrin: Kolegji AAB/Prishtina 75.
Rikthimi i këtij bashkëpunimi shënon fillimin e një kapitulli të ri në historinë e klubit, me synim krijimin e kushteve më të mira për ekipin, lojtaret dhe zhvillimin e gjeneratave të reja.
Mirë se u riktheve, AAB! Një histori e përbashkët. Një kapitull i ri:, thuhet nga klubi.