Franca eliminon Rumaninë dhe kalon në gjysmëfinale

Volejboll

Franca eliminon Rumaninë dhe kalon në gjysmëfinale

Më: 22 shtator 2026 Në ora: 19:12
Franca

Franca siguroi kualifikimin në gjysmëfinale të Kampionatit Evropian të volejbollit, pasi mundi Rumaninë këtë të martë.

Francezët janë në katërshen e fundit.

Kombëtarja franceze e volejbollit mposhti Rumaninë në çerekfinale të Kampionatit Evropian. Fitorja ishte me rezultat 3:0, (25:16, 25:19 dhe 25:19).

Në gjysmëfinale, Franca do të përballet me fituesin e ndeshjes mes Italisë dhe Finlandës.

Edhe dy vite më parë, Franca kishte siguruar gjysmëfinalen duke mposhtur Rumaninë 3:0.

Megjithatë, atëherë francezët u mposhtën bindshëm në gjysmëfinale dhe më pas humbën mundësinë për të fituar medalje, pasi u mposhtën nga Sllovenia në ndeshjen për podium.

Theo Faure - pilëshënuesi më i mirë i ndeshjes me 19 pikë, një veprim i bukur teknik nga Mathis Henno, si dhe bllokimet e shumta të realizuara nga François Huetz, i cili regjistroi 6 bllokime, ishte e vështirë të gjendej ndonjë lojtar francez që të mos kishte dhënë kontribut të martën.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat