FVK përfaqësohet në Asamblenë e evropiane të volejbollit në Milano

Volejboll

FVK përfaqësohet në Asamblenë e evropiane të volejbollit në Milano

Më: 24 shtator 2026 Në ora: 15:57
Pamje nga vendi i ngjarjes

Federata e Volejbollit e Kosovës po përfaqësohet në Asamblenë e Përgjithshme të Konfederatës Evropiane të Volejbollit (CEV), e cila po mbahet në Milano të Italisë.

Kosovën në këtë takim e përfaqësojnë presidenti i FVK-së, Bahri Gjinovci, dhe sekretari i përgjithshëm, Valon Nikqi.

Gjatë qëndrimit në Milano, drejtuesit e FVK-së do të marrin pjesë edhe në takimin e Federatave Ballkanike të Volejbollit (BVA), ku pritet të diskutohen çështje të përbashkëta dhe bashkëpunimi rajonal.

Vizita përkon edhe me fazën finale të EuroVolley 2026 për meshkuj, me Milanon që po pret ndeshjet gjysmëfinale dhe finalen e Kampionatit Evropian.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat