Në pallatin e sportit “Tomorr Sinani” në Elbasan u luajtën dy ndeshjet gjysmëfinale të Kupës së Pavarësisë në volejboll për femra.
Një event që zhvillohet me rastin e Pavarësisë së Shqipërisë.
Në ndeshjet gjysmëfinale, skuadra e Ferizajt mundi 3-0 Pogradecin kampion të Shqipërisë (25-21, 25-21, 25-22). Një ndeshje me rivalitet në të trija setet, por në fund fituan Ferizaj.
Takimi tjetër gjysmëfinal u fitua nga Tirana.
Skuadra bardheblu fitoi 3-1 ndaj Drita (20-25, 25-18, 25-23, 25-17). një fitore me përmbysje e Tiranës, që arriti të rikuperojë disavantazhin e setit të parë.