Gjakova mbetet pa medalje

Xhudo

Gjakova mbetet pa medalje

Nga: Kemajl Goca Më: 12 janar 2021 Në ora: 11:23
Gjakova demolon garuesin rus, në çerekfinale

(E plotësuar) - Akil Gjakova mbetet pa medalje në garën Masters në Doha të Katarit. Ai në repezash në luftë për medalje mposhtet nga Taraev Khikmatillokh i Uzbekistanit.

 Akil Gjakova (-73 kg) pëson humbje, në repezash lufton për medalje të bronztë. Ai nuk ia doli në duel me Zhansay Smagulov nga Kazakistani dhe tani në repezash ndshet me Taraev Khikmatillokh nga Uzbekistani.

Xhudisti Akil Gjakova në formë, ka shënuar dy fitore në kategorinë -73 kg në garën Masters në Doha të Katarit. 

Ai në rrethin e parë, pas një lufte maratonike 8 minuta e 1 sekondël e mposhti me wazarri Somon Makhmadbekov nga Taxhikistani, pastaj edhe rusin Denis Jartcev. 

Në rrethin e tretë përkatësisht n[ë çerekfinale do të ballafaqohet me Zhansay Smagulov nga Kazakistani.  

Gjakova synon gjysmëfinalen e madhe.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat