Kosova mbi Rusinë dhe Serbinë

Xhudo

Kosova mbi Rusinë dhe Serbinë

Më: 13 janar 2021 Në ora: 22:34
Kosova mbi Rusinë dhe Serbinë

Kosova pati një javë të mrekullueshme në Doha.

Skuadra olimpike e Xhudos kosovare arriti sukses të madh në “Masters-in” e fundit duke rrëmbyer 4 medalje.

Më së shumti shkëlqeu Distria Krasniqi që fitoi medaljen e artë, por keq nuk e lanë as Majlinda Kelmendi, Nora Gjakova dhe Loriana Kuka që fituan medalje të bronzta.

Në nivelin e duhur nuk ishte Akil Gjakova, por edhe ai arriti të renditej i shtati në kategorinë e tij.

Kosova tashmë në IJF (International Judo Federation) renditet e gjashta nga 69 shtetet e pranuara, duke lënë mbrapa ndër të tjera edhe Rusinë e Serbinë.

Franca, Korea e Jugut, Japonia, Gjeorgjia dhe Holanda janë pesë shtetet e vetme që janë mbi Kosovën në renditje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat