Mrekulli, Akil Gjakova kampion i Evropës!

Xhudo

Mrekulli, Akil Gjakova kampion i Evropës!

Nga: Kemajl Goca Më: 17 prill 2021 Në ora: 17:48
Driton Kuka dhe Akil Gjakova

Trimi i Kosovës, xhudisti Akil Gjakova (-73 kg), dëshmoi formën e tij pothuajse jetësore, duke fituar medaljen e artë në Kampionatin Evropian, që po mbahet në Lisbonë të Portugalisë.

Ai në finale u ballafaqua me izraelitin Tohar Butbul dhe pas vazhdimeve e mposhti me ipoon rivalin.

Gjakova e hodhi në tokë dhe është kampion i ri i Evropës në kategorinë – 73 kg.   

Ai fitoi pas 5 minutave e 31 sekonda.

Që nga lufta e parë gjithçka ishte e qartë, se Gjakova sot do të arrijë medalje, për faktin se në secilën përballje tregoi kujdes të shtuar dhe duke i hequr qafe një nga një rivalët.

Ai e kishte një rrugë të mundimshme deri në finale, por arriti në mënyrë brilante. Fillimisht e gjunjëzoi me ipoon Ido Levin nga Izraeli, pastaj Anthonio Zingg nga Gjermania. 

Në çerekfinale shpërtheu si vullkan kundër rusit Musa Mogushkov dhe në gjysmëfinale pas vazhdimeve e mposhti zviceranin Nils Stumb.

Driton Kuka, selektor i Kombëtares së Kosovës, po arrin rezultatet brilante në Evropian, tri medalje për dy ditë.
Dje, Distria Krasniqi (-48 kg) u stolis me medalje të artë dhe Nora Gjakova me të bronztë (- 57 kg), sot edhe Akili me të artë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat