Muhaxheri përgëzojë kampionet e xhudos

Xhudo

Muhaxheri përgëzojë kampionet e xhudos

Më: 21 prill 2021 Në ora: 14:05
Muhaxheri përgëzojë kampionet e Xhudos

Kryetari i Komunës se Pejës Gazmend Muhaxheri me bashkëpunëtor priti ne takim përgëzues ekipin kampione te xhudos.

Ai ndër të tjera u shpreh: "Me kënaqësi kam pritur ekipin përfaqësues të xhudos dhe ambasadorët tanë më të mirë, që në fundjavë dolën të parët në Evropianin e mbajtur në Portugali.

Kënaqësi e veçantë ta shohim Kosovën të renditur në mesin e 45 shteteve të Evropës, ku kampionë dolën Distria Krasniqi e Akil Gjakova, kurse e bronztë përfundoi Nora Gjakova dhe vendet e pesta i zunë Laura Fazliu e Loriana Kuka.

Padyshim që Peja është dhe do të vazhdojë te jetë një qytet me histori dhe traditë".

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat