​Pas Evropës, Distria Krasniqi nis sot misionin për ta “pushtuar” edhe botën

Xhudo

​Pas Evropës, Distria Krasniqi nis sot misionin për ta “pushtuar” edhe botën

Më: 6 qershor 2021 Në ora: 10:42
Distria Krasniqi

Në Budapest të Hungarisë sot fillon Kampionati Botëror i xhudos i cili zgjatë deri më datën 13 qershor 2021.

Në këtë kampionat Kosova do të përfaqësohet nga pesë garues: Distria Krasniqi, Nora Gjakova, Flaka Loxha, Akil Gjakova dhe Laura Fazliu.

Xhudistja Distria Krasniqi, e cila është kampione e Evropës në kategorinë e saj 48 kilogramë synon që ta pushtojë edhe botën për herë të parë.

Ndryshe, në këtë kampionat botëror do të marrin pjesë pesë kontinente 118 shtet, 665 garues, 387 meshkuj dje 278 femra.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat