Kuka: Dënimin e 3-të e ka merituar mongolja e jo Distria 

Xhudo

Kuka: Dënimin e 3-të e ka merituar mongolja e jo Distria 

Nga: Kemajl Goca Më: 6 qershor 2021 Në ora: 18:53
Kuka: Dënimin e 3-të e ka merituar mongolja e jo Distria 

Kampionja e Evropës, Distria Krasniqi, u dëmtua nga gjyqtari dhe mbetet pa medalje e bronztë në Kampionatin Botëror të xhudos, që po mbahet në Budapest të Hungarisë.

Distria bëri luftë të madhe në repesazh për medalje kundër Urantsetseg Munkhbat nga Mongolia.    

Sfida shkoi në vazhdime dhe në tërësi zgjati dhjetë minuta, luftë maratonike, por trimëreshës tonë iu bë më hile në duel me mungolen. 

Presidenti i Federatës së Xhudos së Kosovës, Agron Kuka, tha se dënimin e 3-të e ka merituar mongolja e jo Distria.

“Ishte një luftë e fortë e pakompromi, të cilën sipas meje është dashur ta fitoj Distria, në fakt dënimin e 3-të e ka merituar mongolja e jo Distria por në sport ndodhin edhe këto gjëra të pakëndshme dhe ta mohojnë edhe fitimin e medaljes. 

Uroj që ditëve në vijim të kemi më shumë fat e Distria besoj që në Lojërat Olimpike do të jetë në kulmin e formës së saj”, thotë Kuka për gazetën kombëtare “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat