Kuka: Disi mbetet heroina jonë e viteve të fundit 

Xhudo

Kuka: Disi mbetet heroina jonë e viteve të fundit 

Nga: K.G. Më: 6 qershor 2021 Në ora: 19:37
Kuka: Disi mbetet heroina jonë e viteve të fundit 

Selektori i Kombëtares së Kosovës, Driton Kuka, beson e shpreson se xhudistja Distria Krasniqi (-48 kg) do të jetë në kulmin e formës për Lojërat Olimpike – “Tokyo 2020”.

Distria sot mbetet pa medalje të bronztë në Kampionatin Botëror, që po mbahet në Budapest të Hungarisë.

Ajo u dëmtua nga gjyqtari në repesazh në luftë për medalje të bronztë.  

“Distria e 5-ta në Kampionatin Botëror!
Shënoj 3 fitore e pësoj në gjysëmfinale nga Japonezja e mandej për medalje nga Mongolja.

Rezultati do ishte i jashtëzakonshëm për çdo sportist tjetër për Kosovën  por realisht Distria është garuese nga e cila në çdo garë pritet medalje e rrjedhimisht edhe në Botëror!

Përformanca e Disit s’ishte ajo që jemi mësuar në shumë gara këto vitet e fundit por jam i bindur që do jetë në pikun e saj në Lojëra Olimpike!
Lufta për medalje ishte realisht e Disit por një tendencë e lehtë karshi ekipit tonë po vërehet në disa gara këta muajt e fundit në luftërat e barabarta garuesit tonë nuk po lejohen të fitojnë!

Por kjo do na jep kurajo e motiv të punojmë edhe më shumë edhe më fortë!

Disi mbetet heroina jonë e viteve të fundit dhe ajo do vazhdoj edhe më tutje me rezultate e medalje”, ka shkruar Kuka në profilin e tij në facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat