Kosova dëshiron sërish medalje në Olimpiadë me xhudon

Xhudo

Kosova dëshiron sërish medalje në Olimpiadë me xhudon

Më: 23 korrik 2021 Në ora: 11:18
Kosova dëshiron sërish medalje në Olimpiadë me xhudon

Në Lojërat Olimpike do të garojë edhe Kosova, e cila në veprimtarinë më madhore të sportit do të konkurrojmë me 11 sportistë, ku 6 prej tyre shkojnë në “TOKIO 2020” me normë olimpike.

Pesë nga gjashtë sportistët që kanë kapur normën janë nga xhudo, që është edhe sporti më i suksesshëm i Kosovës në arenën ndërkombëtare.

Kështu, xhudoja dardane do të përfaqësohet në Olimpiadë nga Majlinda Kelmendi, Distria Krasniqi, Nora Gjakova, Loriana Kuka dhe Akil Gjakova.

Kujtojmë që në edicionin e kaluar të Lojërave Olimpike, të cilat u mbajtën në Rio gjatë verës së vitit 2016, Kosova arriti të fitojë medalje ari në xhudo, me anë të Majlinda Kelmendit.

Edhe në Tokio ekipi kosovar i xhudos shkon me objektiva madhorë, teksa synon përsëri zonën e medaljeve. Me normë olimpike merr pjesë në Japoni edhe mundësi Egzon Shala.

Ndërsa përfaqësuesit e tjerë janë në “Tokio 2020” falë ftesave. Kështu, me ftesë nga Komisioni Trepalësh janë Donjeta Sadiku (boks) dhe Drilon Ibrahimi (qitje sportive), ndërsa me ftesë sipas vendeve të universalitetit janë atleti Musa Hajdari dhe notarët Eda Zeqiri e Olt Kondirolli.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat