Tabaku: Kjo 5-she e Kosovës, është elita e botës!

Xhudo

Tabaku: Kjo 5-she e Kosovës, është elita e botës!

Nga: K.Goca Më: 23 korrik 2021 Në ora: 20:55
Tabaku: Kjo 5-she e Kosovës, është elita e botës!

Kampionja olimpike, xhudistja Majlinda Kelmendi (-52 kg), Distria Krasniqi (-48 kg), Akil Gjakova (-73 kg), Nora Gjakova (-57 kg) e Loriana Kuka (-78 kg), gati për sprovat e mëdha në Lojërat Olimpike – “Tokyo 2020”.

Majlinda synon ta mbrojë të artën që e ka fituar në vitin 2016, ndërsa xhudistet e tjera kërkojnë të fitojnë medaljen e parë olimpike. 

Distria starton nesër. Trajneri u xhudos, Fatos Tabaku, përmes profilit të tij në facebook, iu uron suksese trimëreshave dhe trimit tonë.   

“Nesër me datë 24 korrik në ora 04:00 të mëngjesit me kohën tonë garat i fillojnë xhudistët tanë.

Distria Krasniqi ja fillon nesër, Majlinda Kelmendi me datë 25, Nora e Akil Gjakova me datë 26 dhe Loriana Kuka me datë 29!

Kjo 5-she është elita e botës në xhudo.

Këta janë sportistët më të mirë që ka pas e ka deri me tani kombi ynë prej që ekziston.

Këta janë mburrja e qytetit të Pejës e krenaria e shtetit të Kosovës, dhe nderi i kombit shqiptar!

Të përgatitur më shumë se kurrë, secili më i përgatitur se tjetri, të bashkuar e përkushtuar në maksimum, secili nga këta e kanë sfiduar e sakrifikuar vetën deri edhe në raste kur kanë humbur edhe ndjenjat nga lodhja e puna por kurrë pa u ndalur e dorëzuar!

Fati është pjesë shumë e rëndësishme në sport, ne jemi në dorë të Zotit, shpresojmë e besojmë të fillojnë ashtu qysh dijnë e munden më së miri dhe do ta japin maksimumin e mundshëm, vetëm një apo çdo medalje Olimpike do të ishte rezultat i jashtëzakonshëm!
Na priftë e mbara”, ka shkruar Tabaku.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat