Vëllezërit nga Kosova, po e dridhin botën 

Xhudo

Vëllezërit nga Kosova, po e dridhin botën 

Nga: Kemajl Goca Më: 24 korrik 2021 Në ora: 14:05
Vëllezërit Driton dhe Agron Kuka, po e dridhin botën sportive! 

Që nga pas lufta Dritoni dhe Agroni përvjelën mëngët, nuk kursyen asgjë nga xhepi i tyre për një kohë të gjatë, punuan me përkushtim e profesionalizëm të lartë, duke ndërtuar gradualisht një gjeneratë të klasit botëror të xhudisteve, në krye me kampionen olimpike Majlinda Kelmendin, sot kampionja më e re olimpike Distria Krasniqi, pastaj Nora Gjakovën, Akil Gjakovën dhe Loriana Kukajn. Një armatë xhudistesh - sportistësh botëror. 

E tërë bota po flet për vëllezërit Kukaj dhe garuesit e tij.

Vëllezërit Kuka janë të lindur për sport sepse edhe vetë ishin xhudistë kulmorë, duke iu falënderuar edhe vëllai të madh Sylejman Kukaj, që ishte frymëzim apo një oksigjen për ta.

Këta janë krenaria e kombit shqiptar. Kosova falë tyre sot ka dy medalje të arta, Distria Krasniqi (- 48 kg) – e arta olimpike – “Tokyo 2020”, ndërsa Majlinda Kelmendi )- 52 kg) - e arta olimpike në vitin 2016.

Kosova dhe populli shqiptar po jeton epokën më të lavdishme sportive, periudhën e shkëlqimit, duke iu falënderuar xhudos, i cili është sport kombëtar.  Kuka me garuesit e tyre Kosovën po e lartësojnë fuqishëm në rrafshin ndërkombëtar. 

A ka dhuratë më të bukur se medalja e artë olimpike, këtë e ka Kosova duke iu falënderuar Distria Krasniqit dhe Majlinda Kelmendit, vëllezërit Kukaj.

Jo me kaq, Kosova kërkon edhe medalje tjera olimpike, Majlinda Kelmendi nesër lufton për të mbrojtur të artën, ndërsa të hënën garojnë Akil Gjakova (-73 kg) dhe Nora Gjakova (-57 kg) dhe me 29 korrik Loriana Kuka (-78).   

Dy data e dy vite të mëdha, me 24 korrik të vitit 2021 Distria Krasniqi - kampione olimpike dhe me 5 gusht të vitit 2016 Majlinda Kelmendi - kampioni olimpike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat