Shtëpia e Distria Krasniqit e stërmbushur me trofe, dalin pamjet

Xhudo

Shtëpia e Distria Krasniqit e stërmbushur me trofe, dalin pamjet

Më: 24 korrik 2021 Në ora: 21:17
Distria Krasniqi

“Majlindën e ka pasë kjo tana herët idoll, Majlinda o kanë legjendë e gjallë…”

Kështu përgjigjet nëna e Distria Krasniqit, Remzije Krasniqi, kur pyetet se ku e gjen motivin e bija.

Distria tashmë e preku të njëjtin kulm si bashkëvendësja. 25 vjeçarja është e arta më e re në xhudo duke u stolisur me Medalje të Artë Olimpike në “Tokyo 2020”.

Për suksesin që korri këtë të shtune, Krasniqi nuk pushoi së punuari fort prandaj edhe para udhëtimit qetësia e saj linte për të dëshiruar.

“Shumë o kanë e stresume, shumë. S’kemi mujt as me fol as me e përkrahë, veç s’kemi fol me të, e kemi ditë në çfarë gjendje është ma së pari me i hek killat për me mujt me hi në gara, veç teknikat…na e dishim, e kemi përcjellë, reagimet e saj qysh vike prej trajnimit e dishim qysh po ndihet”, thotë nëna e saj pas fitores të së bijës.

Çika që edhe njëherë e bëri krenar një popull të tërë nuk u përkrah kësisoj që në fillet e saj, veç pse është ‘çikë’.

“Unë nuk kom pas qef xhudo, se kjo çikë, thojsha po lëndohet ee..”, rrëfen zonja Krasniqi e cila thotë se kur e pa dëshirën e madhe të së bijës dhe sukseset që po arrinte një nga një nisi ta përkrahë të për të mos u ndalur më asnjëherë e duke i dhënë shtysë në ëndrrat e saj.

Në shtëpinë e kampiones tashmë olimpike të xhudos, ekipi i televizionit arriti të filmojë mbi 80 medalje që varen kudo nëpër dhomë, në mesin e të cilave është edhe një që daton nga viti 2003.

Sipas familjes, Distria nisi të merret me xhudo qysh në moshën shtatëvjeçare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat