Majlinda Kelmendi, krenaria e shtetit tonë

Xhudo

Majlinda Kelmendi, krenaria e shtetit tonë

Më: 25 korrik 2021 Në ora: 11:15
Majlinda Kelmendi, krenaria e shtetit tonë

Majlinda Kelmendi është ndalur në luftën e parë në garën e xhudos në Lojërat Olimpike “Tokio 2020”, shkruan Insporti. Pas kësaj, MKRS ka dalë me një komunikatë publike ku i është referuar Kelmendit si krenaria e shtetit tonë.

Më poshtë mund të lexoni reagimin e plotë të MKRS-së.

Majlinda Kelmendi krenaria e shtetit tonë

Kampionia olimpike e Rio 2016, Majlinda Kelmendi nuk arriti të vazhdojë tutje garat e xhudos në Lojërat Olimpike Tokio 2020.
Në fitore e humbje, ajo mbetet krenaria e shtetit tonë. Puna, përkushtimi dhe guximi që ka treguar do të jenë gjithmonë inspirim për gjenerata të tëra.

Qeveria e Kosovës në Lojërat Olimpike po reprezetohet nga zëvendësministrja e MKRS, znj. Daulina Osmani.

Me datën 23/07 u zhvilla organizimi mirëseardhës nga Ministria e Edukimit, Kulturës, Sportit, Shkencës dhe Teknokogjisë në Tokio, ku ishin pjesmarrës të gjithë Ministrat e shteteve pjesmarrëse në Tokyo 2020.

Sot e ka përfunduar garën e shenjëtarisë sportive edhe garuesi Drilon Ibrahimi.
Shenjëtari ynë ka arritur 608.8 pikë, që e renditën në vendin 46. Ky është një rekord i ri shtetëror.
Ndërsa gjatë ditës pritet të garoj edhe notarja Eda Zeqiri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat