​Akil Gjakova mundi kundërshtarin për 16 sekonda

Xhudo

​Akil Gjakova mundi kundërshtarin për 16 sekonda

Më: 26 korrik 2021 Në ora: 07:34
Ilustrim

Xhudisti nga Kosova, Akil Gjakova iu kanë dashur vetëm 16 sekonda për ta mundur kundërshtarin e tij Ahmed Ayash nga Jemeni në Lojërat Olimpike Tokio 2020.

Akili në momentin që filloi e rrëzoi kundërshtarin duke e mundur me Ippon.

Akil Gjakova është pretenden për të fituar medalje, pasi ka arritur të ketë suksese të mëdha në lojërat ndërkombëtare, duke marrë edhe disa medalje.

Kampioni i Evropës po garon në kategorinë deri në 73 kg të xhudos.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat