​Loriana Kuka eliminohet nga Lojërat Olimpike

Xhudo

​Loriana Kuka eliminohet nga Lojërat Olimpike

Më: 29 korrik 2021 Në ora: 06:29
Foto nga vendi i ngjarjes

(E plotësuar 06:25) - Xhudistja Loriana Kuka ka zhvilluar një luftë të ashpër kundër ruses Aleksandra Babintseva në Lojërat Olimpike Tokyo 2020, megjithatë nuk ia doli ta mund.

Ajo në raundin e parë ishte duke udhëhequr ndeshjen por jo edhe në raundin e dytë, ku humbi

Medaja olimpike është e vetmja që i mungon në karrierën e saj. Medalistja e bronztë e botës garoi në kategorinë deri në 78 kg të xhudos.

***

Xhudistja Loriana Kuka synon ta fitojë medaljen e vetme që i mungon në karrierën e saj në Lojërat Olimpike Tokyo2020.

Medalistja e bronztë e botës garon në kategorinë deri në 78 kg të xhudos.

Xhudistën tonë sot do ta shohim në tatami, duke filluar nga ora 12:00 ose 05:00 e mengjesit me orën në Kosovë.

Ekipi i KosovaPress-it po qëndron në Tokio dhe do t’iu njoftojë me kohë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat