Kasapi e shtata në “European Cup U21 Udine”

Xhudo

Kasapi e shtata në “European Cup U21 Udine”

Më: 13 gusht 2021 Në ora: 13:58
Kasapi e shtata në “European Cup U21 Udine”

Janë ndeshur dy garuese nga Kosova në Kupën Evropiane U21 në Udine të Italisë, njofton Federata e Xhudos.

Fationa Kasapi (-57kg) u rendit e shtata në këtë garë, ajo në ndeshjen e parë mposhti me Ippon holandezen, Vera Raspe,

Kasapi në ndeshjen e dytë mposhti poashtu me Ippon zviceranen, Olivia Gertsch.

Në çerekfinale ajo humbi me Wazaari nga garuesja e Izraelit, Romi Dori.

Pas asaj humbje ajo u kualifikua të ndeshej në repesazh, në ndeshjen e parë të repesazhit mposhti me Ippon sllovenen, Ana Skrabl.

Në ndeshjen tjetër humbi me Ippon nga gjermanja, Bettina Bauer, Kasapi përfundoj e shtata në këtë Kupë Evropiane.

Erza Muminoviq (-52kg) edhe pse ishte duke udhëhequr me Wazaari në ndeshjen e parë humbi me Ippon kundër gjermanes, Nicole Stakhov dhe nuk vazhdoi tutje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat