Kampioni olimpik akuzohet për tri vrasje

Xhudo

Kampioni olimpik akuzohet për tri vrasje

Më: 18 gusht 2021 Në ora: 15:13
Kampioni olimpik akuzohet për tri vrasje

Ish-kampioni olimpik në xhudo, Zurab Zviadauri, akuzohet se ka marrë pjesë në vrasjen e tre personave.

Ministria e Punëve të Brendshme e Gjeorgjisë ka njoftuar të martën se një prej sportistëve më të mëdhenj të vendit është arrestuar.

Ai akuzohet për vrasjen e tre personave së bashku me një person të panjohur në Cinandali, rreth 95 kilometra në lindje të kryeqytetit, Tbilisi.

Njeriu që i solli Gjeorgjisë medaljen e parë olimpike mund t’i kalojë 15 vjet në burg.

Zurabi u bë kampion olimpik në Athinë në vitin 2004.

Ai ishte kampion bote edhe në dy raste – në vitet 2001 dhe 2003.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat