Majlinda Kelmendi konfirmon

Xhudo

Majlinda Kelmendi konfirmon

Më: 28 shtator 2021 Në ora: 18:38
Majlinda Kelmendi konfirmon

Xhudistja e madhe shqiptare, Majlinda Kelmendi, ka treguar se tashmë e ka filluar karrierën si trajnere e xhudos, pasi i dha fund karrierës si xhudiste aktive pas Lojërave Olimpike ‘Tokio 2020’.

“Po, e kam filluar një muaj pas lojërave olimpike dhe realisht jam në sallë më shumë se kur kam ushtruar vetë.

“Toni (Driton Kuka) në fillim kur kemi biseduar më ka thënë se do të merrem me juniorë seniorë, por tani jam duke u marr me fëmijë, me kadet, junior, senior e ne të gjithë”.

“Kështu që po e shijojë xhudo është ajo çka e kam bërë gjithë jetën edhe është nder dhe kënaqësi që Toni më beson”, ka deklaruar Majlinda.

Këto komente, kampionia olimpike i ka bërë në përurimin e Qendrës Nacionale të Xhudos në Pejë, për të cilën ka thënë se infrastruktura e mirë është faktori kryesor në sukseset e një sportisti dhe se kjo sallë ofron kushte shumë të mira për ta bërë këtë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat