Driton Kuka: Ditë e shkëlqyeshme për Erzën 

Xhudo

Driton Kuka: Ditë e shkëlqyeshme për Erzën 

Nga: K.G. Më: 6 tetor 2021 Në ora: 18:16
Driton Kuka: Ditë e shkëlqyeshme për Erzën 

Xhudoja po shkëlqen në çdo garë madhore, ku edhe sot mahniti botën sportive.

Driton Kuka, selektor i Kombëtares së Kosovës, është krenar me xhudisten e talentuar, Erza Muminoviq (- 52 jg), e cila u stolis me medalje të bronztë në Kampionatin Botëror U-21. 

“Xhudo gjithmonë për Kosovën!

Erza e bronztë në Kampionatin Botëror U-21!

Ishte një ditë e shkëlqyeshme për Erzën, medalja e saj e parë Botërore.

Mposhti garueset nga Mongolia, SHBA dhe Azerbajxhani pas arritjes në gjysmëfinale ku u mposht tri me dy me dënime me Italianen, sipas meje lufta do duhet të vazhdoj tutje për të kërkuar finalisten!

Por referi mendoj ndryshe.

Në luftën për medalje mposhti spanjollen në mënyrë të sigurt dhe i siguroj vendit tonë medaljen Botërore!
Shumë fat nesër për Fatjonën me garueset në Itali është Tosi në krye të detyrës!”,
ka shkruar Kuka.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat