Komiteti Olimpik Ndërkombëtar për Majlindën

Xhudo

Komiteti Olimpik Ndërkombëtar për Majlindën

Nga: K.G. Më: 14 tetor 2021 Në ora: 17:41
Komiteti Olimpik Ndërkombëtar për Majlindën

Faqja e Komitetit Olimpik Ndërkombëtar, iu ka kushtuar një shkrim të gjatë trimëreshës së Kosovës, Majlinda Kelmendi. 

“Fituesja e parë e medaljes së artë olimpike e Kosovës, Majlinda Kelmendi, tërhiqet zyrtarisht nga sporti aktiv pas një karriere të shkëlqyeshme që e bëri atë të bëhet kampione e dyfishtë botërore dhe katër herë kampione evropiane”, shkruan faqja e Komitetit Olimpik Ndërkombëtar. 

“30-vjeçarja, përfshin dy tituj të kampionatit botëror, katër tituj evropianë dhe një medalje ari olimpike në kategorinë e femrave -52 kg”, shkruan mes të tjera.  

“Arritja kulmore e Kelmendit erdhi në Lojërat Olimpike - Rio 2016 pasi ajo u bë jo vetëm medalistja e parë ari olimpike e vendit të saj, por medalistja e tyre e parë ndonjëherë”, shkruan në një shkrim të këtij institucioni. 

"Unë i fitova të gjitha, mendoj se i solla Kosovës shumë emocione, shumë lot, kështu që, është radha e të tjerëve," tha Kelmendi pas ndeshjes së saj të fundit në Tokio 2020, ku humbi nga hungarezja Reka Pupp në raundi i parë.

Trajneri i saj Driton Kuka thotë për IJF:

"Majlinda është një heroinë për të gjithë qytetarët e Kosovës.

Ajo është më shumë se një xhudiste dhe kampione botërore dhe olimpike...

Ajo ka qenë çelësi për zhvillimin e sportit tonë në vend. Kjo është arsyeja pse ajo është më shumë se një atlete.

Ajo është dhe ishte atletja ime, por ajo është shumë më tepër, heroina ime, ashtu siç është për çdo person të vetëm në Kosovë”. 

Në Tokio 2020 ndikimi i saj fitues ishte i fuqishëm për bashkëkombëset e saja Nora Gjakova dhe Distria Krasniqi, të cilat fituan medalje të arta në kategoritë e tyre përkatëse.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat