Flaka në formë në Evropianin U-23

Xhudo

Flaka në formë në Evropianin U-23

Më: 5 nëntor 2021 Në ora: 13:46
Flaka në formë në Evropianin U-23

Flaka në formë në Evropianin U-23!

Xhudistja Flaka Loxha ka arritur të kalojë në raundin e tretë të Kampionatit Evropian në grupmoshat U23 të xhudos që po mbahet në Budapest të Hungarisë.

Në kategorinë deri në 57 kilogramë, Loxha raundin e parë e kaloi pa luftë, kurse në të dytin e mposhti xhudisten zvicerane Olivia Gertsch.

Në luftën e radhës, Loxha pret fituesen e duelit mes ruses Vita Maidanik dhe xhudistes franceze Ophelie Vellozz.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat