Driton Kuka: Aq shumë ky vit i dha Kosovës

Xhudo

Driton Kuka: Aq shumë ky vit i dha Kosovës

Nga: K. G. Më: 31 dhjetor 2021 Në ora: 13:38
Driton Kuka: Aq shumë ky vit i dha Kosovës

Driton Kuka, trajneri më i mirë në botë për vitin 2021, ka një mijë e një arsye për t’u mburrur me të arriturat e këtij viti.

Dy medalje të arta olimpike, dy të arta të Kampionatit Evropian, një e bronztë në Kampionatin Botëror.  

“Faleminderit 2021!

Aq shumë ky vit i dha Kosovës dhe popullit Shqiptar në Sport!
Sporti i xhudos sivjet nxori :

Dy medalje të Arta Olimpike.

Kampionin e parë Evropian për meshkuj dhe  shteti nr 1 në Evropian për të rritur!

Me dhjetëra medalje Evropiane e Botërore 
Kosova vendi me më pak se 2 milionë banorë sivjet i dha Botës:

Xhudisten dhe trajnerin më të mirë në Botë!
Urime 2022.

Kosova mbi të gjitha…”, shkruan Kuka në profilin e tij në facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat