Kuka: Nora? Punoi shumë këto vitet e fundit

Xhudo

Kuka: Nora? Punoi shumë këto vitet e fundit

Nga: K.G. Më: 18 janar 2022 Në ora: 11:53
Kuka: Nora? Punoj shumë këto vitet e fundit 

Trajneri më i mirë në botë në xhudo, Driton Kuka, me fjalë të mëdha për xhudisten Nora Gjakova, kampione olimpike në kategorinë -57 kg.

Ai është krenar me garueset që ka ndërtuar dhe për medalje të arta olimpike. 

“Nora Gjakova:

E nisi xhudon diku 2002 e qëndrueshme drejt qëllimit të saj!

Plot 19 vjet punoj me përkushtim!

S’kishte medalje Botërore as Olimpike deri 2021 …

Por pandemia sikur ja rriti përkushtimin  drejt cakut!

Punoj shumë këto vitet e fundit dhe në Budapest qershor 2021 fitoj medaljen e saj të parë Botërore, por ishte e qetë pas fitores së medaljes në Botëror, pa emocione!

Kishte qëllim në kokën e saj donte medaljen Olimpike.

Dhe në Lojëra Olimpike kulmoj me formën e saj,ashtu ishte vizatuar rruga e formës dhe ashtu ndodhi fitoj titullin më të madh që mund të fitohet të Artën Olimpike!

Pas Majlindes, Distrias erdh edhe e arta e Norës!
Tri Copa të arta.

Për Kosovën nga xhudo!
Sporti i Xhudos,

Brend i shtetit tonë të ri”, shkruan Kuka në profilin e tij në facebook.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat