Flaka Loxha kalon në çerekfinale të Evropianit

Xhudo

Flaka Loxha kalon në çerekfinale të Evropianit

Më: 29 prill 2022 Në ora: 11:40

Flaka Loxha është kualifikuar në çerekfinale të Kampionatit Evropian të xhudos.

Garuesja e Kosovës e fitoi edhe meçin e dytë ndaj polakes Julia Kowalczyk.

Paraprakisht, ajo e kishte mundur bullgaren Snezhana Gramatikova.

E në çerekfinale, Loxha do të përballet me gjermanen Pauline Starke.

Loxha po udhëhiqet nga trajnerja e re, kampionia olimpike, Majlinda Kelmendi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat